Beatrix flet hapur për Donaldin: Kur t’i bëj dedikimet…

Banorja më e komentuar e edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania” është këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ajo i është rikthyer dhe një herë raportit të saj me Donaldin, duke sqaruar se tekstet e këngëve që ka publikuar, të cilat i përshtaten historisë së saj me aktorin.

E ftuar në “Prive”, Trixa është shprehur se nuk ka shkruar asnjë këngë dedikim pasi tekstet e këngëve që ka publikuar i ka pasur të shkruar më parë. Sipas saj kur gjërat kanë shkuar keq me Donaldin e ka parë të arsyeshme ti publikoj pasi i përshtateshin historisë së saj me aktorin Donald Veshaj.

Po ashtu këngëtarja është përballur me një pyetje “me spec”. “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beatrix nuk ka ngurruar që të japë një përgjigje duke u shprehur se nuk bën që një person të jetë me të dhe të mendoj dikë tjetër. “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?