Bebe Rexha flet për partnerin: Familja ime e do
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha publikoi një fotografi ku shfaqej tepër e dashuruar në krahë të partnerit Keyan Safyari. Madje sipas mediave të huaja bukuroshja i ka dhuruar Keyan-it një makinë “Ferrari” me rastin e ditëlindjes.
Kurse në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Bebe ka folur për herë të parë rreth partnerit. Artistja theksoi se gjërat mes tyre janë serioze, pasi ajo e ka prezantuar dhe me familjen. “Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri të mrekullueshëm në jetën time. jam shumë mirënjohëse dhe thjesht po shijoj jetën time”, tha Bebe.
Më tej këngëtarja shtoi “Është një njeri shumë i mirë. Një djalë i veçantë, që për mua kujdeset shumë, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm që më bën të lumtur”.