Bebe Rexha: Fu***k Trump, jam vajza e një emigranti nga Shqipëria (VIDEO)
Bebe Rexha, ka kaluar momente nervozizmi në koncert ku me tone të ashpëra ofendoi Presidentin Amerikan Donald J. Trump. Rexha është një shqiptare e cila ka emigruar prej vitesh në Amerikë, këtë gjë e nënvizoi edhe gjatë koncertit.
Mediat amerikane e raportuan në masë këtë skenë po për t’i dhënë vulën, ka qenë vetë Bebe ajo që ka publikuar videon e momentit kur shan Trumpin nën një përshkrim që rrëfen historinë e saj. “Unë jam vajza e një emigranti”.
“Unë nuk do isha këtu po të mos ishte për babain tim që erdhi nga Amerika në Shqipëri. Kjo është shtëpia e të lirëve. Ndal shkatërrimit të ëndrrës amerikanë”,-deklaron Bebe në videon e shpërndarë.
Ndaj këtij postimi kanë reaguar shumë fansa të cilët të ndarë në dy tabore, kanë qenë në krah apo kundër shqiptares por një tjetër emër i suksesshëm ka marrë vëmendjen.
https://www.instagram.com/p/BSd9Kw7gaNE/?taken-by=beberexha