Bebe Rexha: I dashuroj të pasmet e mia të mëdha

Këngtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është vendosur shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të pasmeve të saj bombastike.

Disa fansa e kanë akuzuar se përdor photoshop ndërsa disa të tjerë e kanë vënë në qendër të kritikave për shkak se ka shtuar peshë. Por kjo gjë për Bebe Rexhën nuk përbën problem.

Ajo shprehet se i dashuron të pasmet e saj të mëdha dhe se është e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën e saj. Këngëtarja u kërkoi fansave që ta duan për atë që është pasi nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bebe postoi një foto në Instagram ku në plan të parë janë të pasmet e saj dhe shkruan:  “Janë reale, nuk janë photoshop. Kam fituar peshë sepse jam njeri dhe më pëlqen që të ha.  Dhe kur ha të pasmet e mia zmadhohen akoma më shumë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e dini çfarë? Mua më pëlqejnë të pasmet e mia të mëdha. Jo çdo këngëtare duket të ketë masën 0, të jetë e dobët dhe me pamje modelje. 

Nëse kjo është ajo që doni nga unë atëherë nuk do e gjeni. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?