Bebe Rexha kapet mat, kush ia ka rrëmbyer zemrën yllit shqiptar
Bebe Rexha është një ndër artistet më të suksesshme në mbarë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka sjellë një sërë këngësh për tregun ndërkombëtar, që janë kthyer menjëherë në hite. Mirëpo, pak dimë për jetën e saj personale pasi ajo është kujdesur gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes së mediave.
“Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto, ku bukuroshja me origjinë shqiptare shihet krah një mashkulli brun. Dyshja është fotografuar afër një tregu ushqimor në Los Angeles, dhe duket shumë të afërt me njëri-tjetrin, shkruan abcnews.al.
Mesa duhet këngëtarja e ka gjetur personin e zemrës, pasi pak kohë më parë, në një intervistë për “Healthy”, ajo foli për jetën sentimentale, duke treguar se ishte single.
“Është e vështirë. Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua.”, deklaroi këngëtarja.