Bebe Rexha në Rinas, këngëtarja bën foto me njerëzit dhe udhëton me një linjë të thjeshtë avioni

Pas koncertit magjik në ”Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka udhëtuar sot nga aeroporti i Tiranës për në Itali. Ajo bashkë më të ëmën kanë zgjedhur të kalojnë mes pasagjerëve të shumtë të cilët janë surprizuar nga prania e këngëtares së muzikës pop në aeroport. Fansat dhe pasagjerët u entuziazmuan nga prania e Bebe Rexhës, e cila i takoi dashamirësi. Bebe Rexha, e njohur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, u shfaq e lumtur mes pasagjerëve shqiptarë por edhe mes shumë turistëve të huaj të cilët udhëtuan nga ky aeroport.

SHKARKO APP