Bebe Rexha publikon videoklipin e “I’m a mess”: Jam në luftë me depresionin (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar mbrëmjen e djeshme videoklipin e këngës “I’m a mess”, që ka rezultuar një sukses i madh në tregun muzikor amerikan. Që kur u publikua dhe deri më tani, video e ”I’m a Mess” është kthyer në ‘trend’ në Youtube, duke u renditur në 5 videot që po shikohet më shumë në kanalin muzikor në internet.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se video dhe kënga e re tregojnë të vërtetën e saj, luftën e vazhdueshme me ankthin dhe depresionin.

”Kam qenë shumë e zëshme dhe e sinqertë në luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe një këngë që shpreh të vërtetën time. Kjo video është një festim për mua pasi më në fund kam arritur të pranoj problemet e mia. Është në rregullur për mua për të mos qenë mirë gjatë gjithë kohës. Nëse ju ndiheni të vetmuar ose të humbur, të lutem, duhet të dini që jo, dikush ju do”, shprehet Bebe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Bebe Rexha - I'm A Mess [Official Music Video]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?