Bebe Rexha “rrëmben” çmimin e rëndësishëm nga “Spotify”

Ajo është një ndër nga artistet më të pëlqyera në botën e muzikës botërore dhe fama e saj rritet me dimensione të mëdha kohë pas kohe.

Suksesi dhe fama janë shpërblyer edhe këtë herë për këngëtaren shqiptare me famë botërore. Ajo së fundmi ka marrë çmimin e rëndësishëm nga “Spotify”, kompania e madhe e shërbimit dixhital të muzikës i cili të lejon të kesh akses në miliona këngë dhe përmbajtje të tjera nga artistë në të gjithë botën. Ajo është shpallur “Top Artistja femër e 2019-ës në Spotify”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bebe përmes një postimi në “Instastory”.

Pasi u largua nga Shqipëria, këngëtarja e njohur ka performuar në koncert në Chicago.

SHKARKO APP