Bebe Rexha shkëlqen në “People’s Choice Awards”

Bebe Rexha iu bashkua yjeve të tjerë me famë botërore në tapetin e kuq të evenimentit “People’s Choice Awards. Pas një viti ku shumë koncerte dhe evente u anuluan për shkak të Covid-19, yjet zbritën në Barker Hangar në Santa Monica për edicionin e radhës.

Bebe Rexha u dallua në mesin e shumë personazheve të famshëm, ku u shfaq e kuruar në detaje duke vënë në pah linjat trupore. Bebe zgjodhi të paraqitet me një fustan të zi të shkurtër me shkëlqim, një zgjedhje që e bëri këngëtaren të dukej tejet joshëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me kineastin Keyan Safyari. Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të. Gjithashtu Bebe-n do ta shohim dhe si aktore. Ajo ka zbuluar se do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, krah aktores amerikane Kristen Bell.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?