Bebe Rexha, Vedati dhe Joni në një foto të vetme, ja çfarë i bashkoi shqiptarët në SHBA!

Edhe pse një nga ato takime për të cilat nuk të shkon aspak mendja, Vedat Ademi dhe i biri janë takuar me Bebe Rexhën, e jo në rrethana të rastësishme. Në kuadër të festës së Pavarësisë, në New York është organizuar mbrëmja shqiptare, në të cilën kanë marrë pjesë disa nga emrat më të njohur vendas. Mbajtur në orët e vona të së dielës, Vedat Ademi nuk ka qenë i vetmi performues në event.

Përpos emrit të Mirush Kabashit, nga lista mësohet se pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe Kastriot Tusha, Frederik Ndoci, Mira Konçi etj., si dhe theksohet se nën petkun e drejtorit artistik, këtë herë ka qenë Shpëtim Saraçi. Por, duket se Bebe Rexha, e shoqëruar nga familja e saj ka qenë prezente si publik, e në një rast të tillë Vedatit nuk i kanë shpëtuar disa foto. Me Jonin në krahë, të tre kanë pozuar, për të sjellë një moment plot kujtime.

Bebe nuk ka publikuar ende ndonjë foto apo video nga eventi, por ka regjistruar të gjithë proçesin e përgatitjes për të shkuar në organizim, si dhe ka postuar një video duke darkuar me prindërit (periudhë ndoshta pas mbarimit të mbrëmjes). Edhe pse çaste të vogla, foto të tilla mbeten vërtetë emocionuese, apo jo?

SHKARKO APP