Bebe Rexha zëvendëson Rihannën, performon me Eminem

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka performuar brenda gjashtë orëve në dy koncerte të mëdha.

Ajo performoi në Vegas, krah Florida Georgia Line dhe më pas udhëtoi drejt koncertit madhështor të Coachella për të zëvendësuar divën e muzikës, Rihanna. Legjenda e rapit amerikan, Eminem zgjodhi këngëtaren shqiptare për të kënduar para të gjithëve “Monster”, një projekt muzikor që e ka realizuar me Rihanna.

Bebe Rexha nuk ka kursyer komentet pozitive dhe falenderimet me një postim në Instagram ku shkruan: “Nata e kaluar ishte si në film.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë këndova këngën që më ndryshoi jetën krah një legjende. Gjithcka vjen si një rreth. Fameminderit Eminem që më zgjodhe mua”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://instagram.com/p/Bhpa9lTga0B/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?