Balerini i njohur, Graciano Tagani ka treguar për eksperiencën e tij jashtë vendit ku është ftuar për të kërcyer me femra dhe është përballur me një reagim të ‘frikshëm’.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai ka treguar se si u sollën me të kur shikonin lëvizjet prej striptisti.

“Kam punuar nëpër klube dhe e kam bërë kur ka qenë 8 marsi, por jo në Shqipëri, jashtë shtetit për gratë shtetit. Gratë u tërbuan dhe u tremba,” – thotë ai.

I pyetur nga Rudina, nëse ndonjë femër iu turr, balerini tha: C’njona, një tufë. I thosha menaxherit, më merr, ndihmë. Është okej kur shkon vetë, por 7-8 gra të shëndosha nuk mbahen. Unë i shkreti i vogël.

Më pas shtoi se balerinët janë më të papaguarit dhe rroga e tyre nuk vlen për të bërë një jetesë të mirë.