Befason Elton John: Kam humbur shikimin

Një nga artistët më të dëgjuar të të gjitha kohërave, Elton John ka bërë me dije se ka humbur shikimin si pasojë e një infeksioni të rëndë të syrit. Këngëtari britanik mori pjesë në një shfaqje në Londër, por deklaroi se nuk kishte mundur ta shikonte dot performancën. “Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk kam qenë në gjendje ta shoh performancën, por më ka pëlqyer”, tha John. Artisti ishte në tapetin e kuq për “Djalli vishet me Prada”, një muzikal i bazuar në romanin më të shitur me po të njëjtin titull. Duke folur me ata që ishin të pranishëm në teatër për të parë këtë shfaqje, ai falenderoi bashkëshortin e tij David Furnish që i ka qëndruar afër në këto momente të vështira.

SHKARKO APP