Bëhuni gati për dasmën mbretërore, aktorja lë karrierën për t’u bërë princeshë

Prince Harry dhe Meghan Markle mund të jetojnë të lumtur shumë shpejt, nëse spekulimet për lidhjen e tyre janë të vërteta. Thashethemet për ceremoninë mbretërore u përhapën kur Meghan dha dorëheqjen në serialin “Suits” që të shpërngulej nga Toronto në Londër për të qenë me Harry. Ajo ka bërë rolin e avokates Rachel Zane iu bashkua stafit në vitin 2011 dhe qëndroi aty për 6 vite. Momenti kur dha dorëheqjen u kuptua se lidhja me princin është serioze dhe mund të bëjë gjithçka për të qenë pranë tij. Dalja e tyre e parë publike ishte kur shkuan për të parë një ndeshje golfi. Fakti që do bëhet pjesë e familjes mbretërore, pra një princeshë në Kembrixh nënkupton se karriera e saj si aktore përfundon këtu.

SHKARKO APP