“Bëhuni gati për tunduesen shqiptare”, Erjona Sulejmani pushton ekranin italian

Së shpejti Simona Ventura do të sjellë edicionin e parë të “Temptation Island Vip”, dhe pjesë e tij do të jetë ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar. Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin, ish-gruan e Blerim Xhemailit.

Sulejmani do të jetë pjesë e edicionit të parë të këtij reality show dhe do të ketë një rol mjaft erotik. Ajo do të joshë meshkujt brenda në ishull.

“Erjona, një emër pothuajse e panjohur për publikun italian ka  lindur në vitin 1986 në Shkodër, një qytet në veri të Shqipërisë. Në Shqipëri ajo arriti të fitonte edhe kurorën e “Miss Albania”. Për të vazhduar marrëdhënien e saj të dashurisë me Blerim Xhemaili, modelja u transferua në Itali. Në vitin 2015 ajo u martua me futbollistin dhe në të njëjtin vit lindi fëmija i tyre i parë me emrin Luan,” shkruan ndër të tjera “Iltempo.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?