Bella Hadid di si të tërheqë vëmendjen, pozat e fundit i vënë flakën rrjetit

Bella Hadid është padyshim një ndër modelet më të kërkuara të momentit. 23-vjeçarja është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare si një ndër femrat më të bukura, por gjithashtu edhe për jetën e saj sentimentale.

Supermodelja, imazh i një sërë markash ndërkombëtare është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga puna e saj. Por, së fundmi ajo vjen me disa foto ndryshe, ku si gjithmonë duket shumë atraktive.

Bella ka tërhequr vëmendjen e fansave teksa ka pozuar e veshur me bikini nga kopshti i shtëpisë së saj, të cilët e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun që ka. “29 maj 2020. Dita e 92-të e kërkimit të shpirtit në këto pemë”, ka shkruar Bella krahas fotove të publikuara një ditë më parë.

 

View this post on Instagram

 

May 29.2020 Day 92 of soul searching in these mf trees ?

A post shared by Bella ? (@bellahadid) on

Bella është përfolur gjithashtu edhe për lidhjen e dashurisë me artistin e njohur The Weeknd. Pas shumë kohësh të ndarë, mediat e huaja raportuan se dyshja kanë nisur të flasin sërish bashkë. Burime pranë tyre nuk përjashtuan as mundësinë se ata mund të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

SHKARKO APP