Bella Hadid pozon me “binjaken” e saj Carla Bruni (Foto)
Duken vërtetë si motra Bella Hadid, 23 vjeç dhe ‘binjakja’ e saj Carla Bruni, 52 vjeç, në kopertinën e ELLE franceze, ku kanë pozuar me drejtorin krijues të Burberry, Riccardo Tisci.
Ngjashmëria e tyre, e vënë në dukje shpesh herë edhe në të shkuarën, nuk ka qenë kaq befasuese sa këtë herë, nga prerja dhe ngjyra e flokëve deri tek buzët dhe hunda.
Bella gjithashtu ka ndjekur edhe gjurmët e yllit italo-francez, ish zonjës së parë të Francës, që kur ishte e re ka pasur një karrierë si modele.