Bella Hadid tregon se nuk është kthyer me The Weeknd në mënyrën që më pak e prisnim
Këto ditë kanë qarkulluar lajmet se Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer bashkë, duke i dhënë kështu lidhjes së tyre një mundësi të dytë. Sipas burimeve për Us Weekly, dyshja janë bashkë, dhe të lumtur. Ky lajm gëzoi fansat e çiftit, të cilët prisnin prej kohësh një ribashkim të tyrin.
Deri këtu çdo gjë duket në rregull, pasi çifti ishin parë së bashku duke u puthur në festivalin Coachella, çfarë ishte një konfirmim që ata janë rilidhur. Por sot supermodelja Bella Hadid, ka hedhur poshtë këtë lajm në mënyrën që më pak e prisnim. Në Instagram, në faqen e E!News, ku shkruhej se Bella Hadid dhe The Weeknd, janë parë së bashku duke u puthur në festën e Coachella, modelja ka komentuar “Nuk isha unë”. Kjo mund të jetë një mënyrë, për të fshehur të vërtetën, ose vërtet dyshja nuk janë ribashkuar.

KOHA JONË SONDAZH

