“Bëm mama të të ngjaj”, Xhesika Berberi prezanton nënën
Xhesika Berberi është një nga modelet e njohura shqiptare, e cila prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Amerikë, ku dhe po ndjek karrierën atje. Ajo është konsideruar si një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe shpesh herë është krahasuar dhe me super modelen e famshme Gigi Hadid.
Ditën e sotme nëna e modeles së njohur feston ditëlindjen dhe Xhesika ka shpërndarë një video dhe një foto në Instastory, ku e ka uruar atë dhe e ka prezantuar me të gjithë ndjekësit në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen mami. Të dua shumë”, ka shkruar Xhesika pranë videos, ku shihet ngjashmëria e madhe që ajo ka me të. Duket qartë që bukurinë, modelja e famshme e ka marrë nga ajo.
https://www.instagram.com/p/BlV1YnShj-t/?taken-by=xhesikaberberi
KOHA JONË SONDAZH

