Ben Affleck humbet rolin e tij si “Batman”

E ardhmja e Ben Affleck si “Batman” mund të ketë përfunduar. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit pas rehabilitimit të aktorit.

Ylli i Hollywood u fut në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit këtë javë me nxitjen e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner.

Kjo ështe hera e dytë brenda një viti dhe e treta në dy dekadat e fundit, që Affleck merr trajtim në qendër rehabilitimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sjellja e tij e përsëritur ta detyrojë Warner Brosin ti heqë rolin e ‘Batman’ aktorit për shkak të kostove të kushtueshme të sigurimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me shumë mundësi, studio do ta zëvendësojë atë, sepse kostot e sigurimit janë të mëdha,”-tha një përfaqësues i kompanisë.

Ben ka luajtur në tri filma me superheronj: Batman v Superman: Daën of Justice, Suicide Squad dhe Justice League.

Ai është gjithashtu producent i ‘The Batman’, një film i ardhshëm Warner Bros rreth personazhit.

Por kthimi i tij në rol duket më pak se i sigurt, pasi kostoja e sigurimit të yllit për projektet e ardhshme ka gjasa të rritet në mënyrë dramatike.

Prodhuesit mund të detyrohen të lënë mënjanë gjysmën e buxhetit të filmit për të siguruar aktorin.

Kjo do të ishte një shumë prej nëntë shifrash, nëse filmi i ardhshëm i Affleck për Batman do të ketë një buxhet të krahasueshëm me 300 milionë dollarë të Justice League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?