Beniada e acaruar: A mendon vërtet se jam aq naive?!
Teksa jemi mësuar gjithmonë të shikojmë një Beniad të buzëqeshur dhe pozitive, së fundmi modelja nuk është shfaqur ashtu në shtëpinë e BBV.
Teksa ishte duke diskutuar me Meridianin me një sërë nënkuptimesh mes tyre, Beniada e mërzitur i është drejtuar këtij të fundit duke e pyetur nëse mendon se ështëe naïve apo jo.
Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e gjumit, ishte Beniada e cila e irrituar i drejton atij një pyetje.
‘’A vërtet mendon se jam aq naive?”,- i tha ajo e nervozuar.
Meridiani nga ana tjetër u përgjigj në një formë e cila duket se e thelloi paqartësinë e diskutimit.
‘’Absolotisht, ti nuk je naive. Ti mendon se unë do të shoqërohesha me një person naiv?’’,- tha ai.
Beniada nuk e fshehu mërzinë nga kjo bisedë teksa i shprehu Xheisarës se e di se çfarë nënkupton Meridiani por refuzon të flasë pasi është një çështje shumë sipërfaqësore.