Beniada Jakiç, shqiptarja seksi që është e çmendur pas Juventusit (FOTO LAJM)
Në Itali të gjithë e njohin me mbiemrin e të ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa e ish presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. E lindur në Durrës në vitin 1991,Beniada Jakiç është një nga shqiptaret më të njohura përtej Adriatikut.
Modelja dhe aktoria shqiptare e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene” etj, po spikat me bukurinë dhe format e saj superseksi.
Së fundmi Beniada ka pozuar me fanellën e Juventusit që është edhe skuadra e saj e zemrës. Fotot janë realizuar për kalendarin hot të revistës GQ me Beniadën që falë origjinalitetit dhe fytyrës së saj engjëllore ka bërë xhiron e mediave rozë në vendin fqinj.