Bëri këngë për filmin “Fifty Shades”, por ai e ”urren”

Ka realizuar kolonën zanore të një prej filmave më të famshëm në të gjithë botën, por nuk i ka lexuar dhe as nuk i ka parë kurrë filmat e triologjisë “Fifty Shades”.

Ka qenë kjo deklarata e këngëtarit Liam Payne i cili së bashku me shqiptaren, Rita Ora, kanë realizuar kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”, këngë e cila menjëherë pas publikimit arriti sukses të jashtëzakonshëm në Brtianinë e Madhe, dhe jo vetëm.

Në një intervistë për “The Sun” këngëtari 24- vjeçar, Liam Payne, ka theksuar se nuk është fans i “Fifty Shades”. Madje Liam gjatë intervistës ka përfituar gjithashtu që ti bëjë apel moshatarëve të tij që të lexojnë sa më shumë libra dhe të mos harxhojnë kohën me filma të tillë.

Kjo deklaratë e papritur e këngëtarit mund ta penalizojë atë, edhe pse nga autorët e filmit ende nuk ka pasur asnjë reagim.

SHKARKO APP