Bëri performancën elektrizuese në Eurovizion, Eleni nderohet nga Presidenti

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira doli e dyta këtë Eurovizon teksa përfaqësonte Qipron. Përformanca e saj u bë hit në të gjithë Europën dhe mesa duket kjo i ka sjellë dicka.

Ajo u përfol shumë në mediat ndërkombëtare, duke u cilësuar si më e mira e këtij festivali. Ama këtë herë ajo është nderuar nga shteti i Qipros.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim Elenin, të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohjeje”. “E nderuar nga vlerësimi që m’u bë nga presidenti Nicos Anastasiades .Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”, ka shkruar Eleni në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?