Bëri shqiponjën me duar, Eleni Foureira “masakrohet” nga mediat greke

Dy ditë më parë një foto e postuar nga ana e këngëtarit Eugent Bushpepaj, ku ai shfaqësh së bashku me këngëtaren shqiptare, te njohur në Greqi, Eleni Foureira  duke bërë shqiponjën me duar bëri xhiron në të gjitha mediat shqiptare.

Mirëpo ky gjest i saj u komentua shumë ditën e sotme dhe nga mediat e njohura greke të cilat nuk janë aspak të lumtura që Eleni e cila karrierën e saj e ka krijuar atje,  të bënte shqiponjën ndërsa është duke përfaqësuar Qipron.

Disa prej tyre kanë reaguar shumë ashpër duke e sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë e dimë që ky simbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për ‘Shqipërinë e Madhe’, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të këtij fakti prandaj dhe e ka bërë. Më duket se Eleni do të thotë me këtë simbol se nuk është më nga Meksika”, ka thënë njëra nga gazetaret e televizionit ANT1 me ironi .

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo fotografi e postuar nga Eugent Bushpepaj  u komentua dhe sulmua ashpër jo vetëm nga mediat por edhe publiku duke e dënuar veprimin e Elenit.

Por njëra nga bashkëpunotoret e saj i ka dal në krah duke u shprehur se veprimi i saj nuk është aspak i keq, pasi ajo po bën thjesht simbolin e flamurit të vetë, siç e ka bërë dhe Dua Lipa dhe Rita Ora që janë me origjinë shqiptare.

“Nuk ka ndonjëgjë të keqe simboli i një vendi. Nuk e kuptoj pse e keni bërë kaq tragjike këtu në Greqi, nuk ka ndonjë arsye se përse ta bëni kaq të madhe. Eleni është fotografuar dhe me përfaqësues të tjerë dhe me flamujt e tyre. Është një gjë e keqe që grekët të diskutojnë këto gjëra, pasi dukemi shumë racistë.”, ka përfunduar ajo.

Ndërkohë kujtojmë që Eleni përpara disa kohësh, pasi kishte mohuar prej vitesh origjinën e saj, pranoi publikisht në Greqi se është  Shqiptare dhe rrëfeu për jetën e saj të vështirë .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?