Bëri xhiron e rrjetit, e vërteta për kartolinën e Krishtlindjes

Kartolina e Krishtlindjes e dukës dhe dukeshës së Sussex-it u komentua gjatë në tabloidët britanikë, të cilët theksuan se fotoja ishte e edituar. Daily Mail publikoi një artikull ku shkruhej se fytyra e Meghan Markle është çuditërisht jashtë fokusit, ndryshe nga ajo e princit Harry. Fakti që portreti i Meghan-it ishte në fokus u komentua si e photoshop-uar.

Aktorja amerikane Janina Gavankar, e cila u shfaq që fundmi në The Morning Show së bashku me Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon, i doli në mbrojtje mikeshës së saj. ”Jam kaq krenare që shkrepa kartolinën e Krishtlindjes për një nga mikeshat e mia më të mira. Këtu keni edhe origjinalin”,-shkroi aktorja.

Gavankar shtoi më pas se, ”dhe përsa i përket The Mail, e shoh se fushata juaj kundër mikeshës sime vazhdon. Ju komplimentoj për photoshop-in tuaj në fotografinë time pa photoshop. Tani mund të kthehemi te shpirti i festave dhe jo te fryma e ligësisë”. Në fillim të tetorit, princ Harry mori një vendim të jashtëzakonshëm për të paditur tabloidët britanikë përsa i përket mënyrës si kanë trajtuar figurën e Meghan-it.

Fotoja origjinale

SHKARKO APP