Berisha: Nora është dashuri, Jessica seksi, Tuna emër i dëgjuar

Këngëtari Robert Berisha, që këtë javë ka qenë në syrin e medias rozë, ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin ”Wake Up”. I pyetur lidhur me disa nga vajzat e famshme të showbizz-it, me të cilat ose ka pasur lidhje, ose është përfolur se ka pasur, ose konfliktuar, ai nuk nguroi që të jepte komentet e tij pikante. Modelen Jessica Kadiu, me të cilën u përfol për një lidhje, e cilësoi si seksi.

Moderatoren Lei Kraja, përtej të gjithë deklaratave publike, ai e cilësoi të afërt si një motër. Kur u pyet për Tunën, Roberti tha se i dukej thjesht si një emër i dëgjuar.

Këngëtaren Tayna dhe ish-kunatën Era Istrefi, Roberti i cilësoi si tepër të talentuara. Përsa i përket pamjes së jashtme ai vlerësoi Elvana Gjatën si më bukuroshen. Nga ana tjetër këngëtari u shpreh se Zajmina Vasjari është një mike e mirë për të.

Ndërsa për ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefin nuk u kursye aspak duke pranuar se ajo është një “dashuri”.

SHKARKO APP