Besa Kokëdhima: Ja çfarë fshihet pas politikanit të njohur

Besa Kokëdhima e ka thënë shpeshherë që i ati është pika e saj e dobët, por edhe politikani i njohur Koço Kokëdhima e ka shprehur hapur debulesën e tij për tri bijat e sidomos për vajzën e madhe. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Koço u përball edhe me një surprizë – Besën: “Çdo takim me Besën është surprizues. Prezenca e saj këtu më bën shumë të lumtur. Besa për mua është një aleate shumë e fortë dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në punën time… “ – tha Koço për të bijën.

Ndërsa Besa, në të vërtetë kishte ardhur qëllimisht për t’i zbuluar të atit një profil tjetër që publiku nuk ia njeh: “Ndryshe nga politikani që njohin të gjithë, një njeri autoritar apo mendimtar, babi është është edhe shumë emocional, preket shpejt (më fal që e thashë këtë), është babaxhan dhe është shumë i dhënë e i dashur si natyrë… “ – tregon Besa për të atin.
Pavarësisht se të dy sot janë personazhe të njohur publikë, në fillim të karrierës së saj, Besa thotë se i ati nuk ka dashur që ajo të merret me muzikë. Pyetjes së Ermalit nëse e ka penguar ai të merret me muzikë, ajo i përgjigjet: “Jo, nuk më ka penguar, por më ka paralajmëruar…” – thotë ajo me të qeshur, por i ati ndërhyn menjëherë duke thënë se i ka thënë “mos u merr me muzikë, sepse s’ke për të bërë prokopi.”

Ndërsa pyetjes nëse është vërtet ajo e preferuara e të atit, Besa ka dyshime për këtë pjesë: “Jam e bindur që në mënyrë sekrete, të triave na thotë “ti je…. ti je ajo….” Por nuk harron të nënvizojë se i ati nuk i harron kurrë jo vetëm ditëlindjet e bijave, por edhe çdo javë për t’u dërguar lule e për të treguar dashurinë e tij.

SHKARKO APP