Besa Kokëdhima kritikon babanë e saj në emision: Duhet të…
Luana Vjollca, moderatorja e emisionit “Shiko kush Luan”, kishte përgatitur një puntatë kuqezi për këtë të shtunë. Personazhet e ftuar kanë transmetuar energji duke u shprehur mbi çështje si asnjëherë më parë. Këngëtarja Besa Kokëdhima ishte një prej tyre.
Asaj iu bë sfida “Ëngjëll apo djall”, ku Besa s’mund t’i ‘shpëtonte’ një pyetjeje rreth babait të saj. Këngëtares iu kërkua t’i bënte publikisht një kritikë babait të saj, Koço Kokëdhimës dhe Besa nuk ngurroi me përgjigjen. “Duhet t’i shprehi gjërat më thjeshtë që ta kuptojnë të gjithë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Besa nuk lë rast pa mbështur babain e saj në çdo rast ndaj dhe përgjigja nuk ishte e lehtë për tu dhënë edhe pse në “Shiko kush Luan” personazhet ndihen shumë komodë me çfarë rrëfejnë.