Besa Kokëdhima padit ”Thumb On” (FOTO)

Besa Kokëdhima padit programin “ThumbOn”, të drejtuar nga Aulona dhe Fatma. Në një Instastory në llogarinë e saj të Instagram-it, Besa tregon se “është e detyruar” të bëjë një veprim të tillë, pas asaj që ajo i quan “sulme personale”.

“Nuk kam dëshirë por më duhet t’ju padis për trillimet tuaja në adresën time ThumbOn! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura! Suksese në jetë”.

Gjatë programit “ThumbOn”, ”Agjenti 00Thumb”, aludoi se arsyeja e tërheqjes së Besës nga Kënga Magjike ishte diçka tjetër përveç asaj që argumetoi këngëtarja. Sipas tij, problemi qëndronte tek kënga, e cila nuk ishte 100% origjinale, por ishte frymëzuar nga “Dangerous” e David Guetta-s e ndërsa teksti ishte marrë nga “Unstoppable” e Sia-s dhe përshtatur në shqip.

Lajmi që nuk vonoi të përhapej shpejt nëpër portale, aktualisht është fshirë. Pas njoftimit të Besës se do të padisë programin, artikulli nuk gjendet më.

SHKARKO APP