Besa një princeshë përrallash në setin e ri fotografik (FOTO)
Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka nisur Vitin e Ri 2017 me një set të ri fotografik, ku ajo shfaqet si një princeshë përrallash në një ambient me dëborë.
Përmes këtyre fotove që të çojnë në një botë magjike, ajo u ka uruar ndjekësve të saj Vitin e Ri 2017. Fotot janë shkrepur nga fotografi Arbnor Allaraj, ndërsa veshja është ideuar nga Valdrin Sahiti.
Këtë muaj këngëtarja pritet të publikojë baladën e saj më të re me titull “Kokëfortë”, ndërkohë që do të jetë edhe një nga anëtaret e “The Voice of Albania 5”.