Besi dhe Erioni rikthehen në Top Channel? Ja si reagojnë aktorët pas lajmeve të fundit
Dy aktorët e njohur të humorit, pas largimit nga “Portokallia”, janë përfolur për një projekt të ri që do të nisë së shpejti në një ekran të ri. Erion Isai dhe Bes Kallaku nuk u kanë shpëtuar aludimeve të ditëve të fundit për lëvizjet e ekraneve dhe emrave të njohur.
Fillimisht, dyshja u përfol për një program në ekranin e Tv Klan, por me kohë, ky lajm ra poshtë e spekulime të tjera i “transferuan” aktorët drejt ekranit të Top Channel.

Por, lajmet e fundit, Erion Isai i ka hedhur poshtë. Në një prononcim për Blitz.al, aktori tha se zërat për kthimin e tyre në Top Channel nuk janë të vërtetë: “Jo, nuk do të jemi në Top Channel. Është çështje shumë shumë pak ditësh reagimi zyrtar se ku do të jemi”,- tha Isai pa dashur të zbulojë më shumë.
Mendohet se bashkë me Besin dhe Erionin, në projektin e ri do të jetë edhe Olsi Bylyku ose Kimikati, siç e njohim të gjithë. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë, lajmëroi publikun përmes një postimi në llogarinë e tij se kishte vendosur të largohej nga “Portokallia”. Pak ditë më parë Erion Isai ka postuar në rrjetet sociale një foto me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun.
KOHA JONË SONDAZH

