Besi e ka fajin që ia bënë Ijen të vdekur
Ijen, gjyshen e Bes Kallakut, e kanë bërë të vdekur. Nuk ka qenë vetëm një, por disa portale kanë dhënë lajmin nën titujt: “Bes Kallaku në zi”, “Ditë zie për Bes Kallakun, humb njeriun më të shtrenjtë”, e të tilla si këto.
Besi u ka bërë një foto ku shkruante se ç`kuptim kishin këto lajme, e ç`vlerë. Me të drejtë në fakt. Asnjë lloj vlere nuk kanë. Vetëm se Besi duhet ta dijë mirë se i ka fama këto pasoja. Vetë e ka fajin, që e bëri gjyshen të famshme.
Nga historia dihet se lajme të rreme rreth vdekjes, zakonisht dalin për personazhe të dashur për publikun. Kështu që le t’i marrë anën pozitive situatës: Ija është shëndoshë e mirë.