Beyonce blen një… kishë

Ajo është njëra nga femrat më të famshme në planet. Por duket se karriera në showbizz nuk është e mjaftueshme për “Mbretëreshën Bey”, 36 vjeçare, për të cilën raportohet se ka blerë një kishë në New Orleans.

Sipas TMZ, kisha mbi 100 vjeçare ishte listuar me çmim prej 850,000 dollarë me rreth 700 metra katrorë hapësirë.

Gjithashtu, thuhet se kisha ka qenë jashtë përdorimit si një vend fetar për një kohë. Nuk është hera e parë që flitet për Beyoncen në lidhje me kishat – më herët gjatë këtij muaji, Katedralja Grace në San Francisco ka mbajtur për herë të parë një ngjarje me titull “Beyonce Mass”, me shërbimin duke përfshirë këngët e saj solo dhe himnet e bendit “Destiny’s Child”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?