Beyonce dhe Jay-Z martohen përsëri
Dy yjet e muzikës Beyonce dhe Jay-Z janë të martuar për të dytën herë. Gjatë shfaqjes hapëse të turneut të tyre muzikor “On The Run II” mbrëmjen e së mërkurës, çifti ka zbuluar se kohët e fundit janë martuar përsëri.
Në videon e transmetuar gjatë koncertit në Stadiumin e Principatave në Cardiff, Beyonce dhe Jay Z shihen të veshur me të bardha dhe duke shkëmbyer unazat, ndërsa fëmijët e tyre janë aty. Dhe sigurisht ky nuk është një detaj nga ceremonia e tyre martesore e vitit 2008.
Në ceremoninë e dytë të martesore ishin të pranishëm binjakët njëvjeçarë Rumi dhe Sir, si dhe motra e tyre, 6-vjeçare Blue Ivy. Beyonce dhe Jay Z kohët e fundit festuan 10 vjetorin e martesës.




KOHA JONË SONDAZH

