Beyonce i bën një dedikim të fortë bashkëshortit në përvjetorin e martesës së tyre

Çifti më i famshëm i show bizit botëror festuan dje 9 vjetorin e martesës së tyre. Më 4 prill të vitetit 2008 Beyoncé me Jay Z kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

Çifti, mes shumë sukseseve e sfidave artistike, edhe në jetën personale nuk kanë kaluar pak të tilla, aq sa shpeshherë është spekuluar edhe se janë në krizë apo në prag ndarjeje. Por prindërit e Blue Ivy, së shpejti do të presin edhe binjakë dhe ku ka lumturi më të madhe se kjo?

Postimet e fundit në profilin e saj në Instagram, Bey ia ka kushtuar pikërisht 9-vjetorit të martesës dhe bashkëshortit, së bashku me këngën e saj të fundit “Die with you”. Në videon e postuar, Bey ka përmbledhur momentet më të bukura nga jeta bashkëshortore, që nga dasma e deri tani kur ata presin të bëhen sërish prindër.

???? 4.4.17 ????

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on Apr 4, 2017 at 12:04pm PDT

Image

 

SHKARKO APP