Beyonce ”i merr” Elvana Gjatës, shokun e ngushtë

Këngëtarja Elvana Gjata dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti janë prej vitesh shokë të ngushtë. Sot Valdrini feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë padyshim urimin më të bukur.

Me humorin që e karakterizon, ajo ka shprehur hapur xhelozinë për shokun e saj të ngushtë, që siç shkruan ajo, po ia merr diva Beyonce, pasi e ka uruar fillimisht për ditën e lindjes.

”Epo vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ”Oh hi Drinki, hi love, hoë are you”. Shko moj vajzë na lej rehat”, shkruan Elvana Gjata në një postim në Instastory, bashkëngjitur fotos së Beyove e veshur me fustanin e krijuar nga Valdrini.

Artistja botërore, Beyonce është veshur disa herë nga stilisti kosovar, ndaj dhe ”xhelozia” e Elvanës kuptohet.

SHKARKO APP