Beyonce mbështet Meghan Markle: Jemi frymëzuar nga ty

Këngëtarja Beyoncé postoi një mesazh në mbështetje të mikes së saj të ngushtë, Meghan Markle të martën në mbrëmje, ndërsa Dukesha e Sussex vazhdon të merret me pasojat nga intervista e saj me Oprah Winfrey.

“Faleminderit Meghan për guximin dhe udhëheqjen tënde. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ty”,- shkroi Beyonce. Këngëtarja bashkohet me një numër miqsh të shquar të Markle, të cilët e kanë mbështetur atë publikisht përpara reagimeve në mediat sociale dhe shtypin në Mbretërinë e Bashkuar.

Serena Williams ishte ndër të parat që postoi një deklaratë të gjatë duke lavdëruar forcën e Markle në ndërmarrjen e intervistës me Winfrey, në të cilën Dukesha zbuloi se ajo ishte përballur me racizëm nga shtypi dhe familja mbretërore dhe kishte mendime për vetëvrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?