Beyonce zbulon prejardhjen dhe diçka mbi lindjen e binjakëve
Beyonce tha se familja e saj ka një “lidhje të marrëdhënieve të prishura mashkull-femër, abuzimi me pushtetin dhe mosbesimi. Vetëm kur pashë këto, u binda se isha në gjendje të zgjidh këto konflikte në marrëdhënien time personale”, duke iu referuar kështu mosmarrëveshjeve martesore mes saj dhe bashkëshortit Jay Z, teksa është thënë se ai është i pabesë.
Ajo e përshkroi atë “si një ushtar dhe një sistem mbështetjeje kaq i fuqishëm” për vet këngëtaren, në momentin kur solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir.
Beyonce zbuloi gjithashtu se binjakët ishin sjellë në jetë përmes operacionit cezarian të detyrueshëm dhe se ndryshe nga koha kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, Blue Ivy, ajo i rezistoi presionit për të ndjekur “gjërat që shoqëria thoshte mbi pamjen e trupit të saj”, e për të përqafuar më pas “faktin e të qenit e kolme”.
Imazhet shoqëruese të intervistës janë bërë nga një fotograf 23-vjeçar, Tyler Mitchell, i cili bëhet i pari afrikano-amerikan që publikon një foto të tij në kopertinën e “Vogue”.
KOHA JONË SONDAZH

