Bie stereotipi për Miss-et, një shkenctare zgjidhet Miss Amerika
Camille Schrier Miss Virginia është vajza e cila ka rrëzuar stereotipin për Miss-et të cilët thonë që një vajzë e bukur nuk mund të jetë e zgjuar.
Camille është shpallur ditën e djeshme Miss Amerika 2020 në konkursin e bukurisë që u mbajt në , Connecticut.
24 vjeçarja shumë shpejt do të mbajë titullin e doktorit pasi ajo po studion për doktoraturë në degën e farmacisë në Virgine Tech.
Miss Virginia surprizoi të gjithë, kur zbuloi talentin dhe pasionin e saj për shkencën.
Bukuroshja përveç kurorës fitoi dhe një shumë prej 50.000 dollarësh.
Schrier tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.