Big Brother, 21-vjeçarja rrëfen ‘padashje’ nga kuzhina kur e humbi virgjërinë
Banorja e Big Brother, Kleodiana ka zbuluar padashje se kur ka humbur virgjërinë dhe këtë e ka bërë duke u marrë me punë e diskutuar me Donën në këndin e gatimit.
Kleodiana ka lindur në Cakran të Fierit dhe është 21 vjeç. Në prezantimin e saj në faqen e Big Brother thuhet se ‘për Kleodianën jeta nuk ka qenë shumë e lehtë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ecë përpara’.
Prej 8 muajsh është zhvendosur në Tiranë dhe përpiqet që të përqendrohet vetëm te momentet e bukura, një ndër të cilat konsideron edhe lajmin e hyrjes në Big Brother. Sipas Kleodianës në këtë reality fiton i drejti dhe ai që është në qendër të vëmendjes, dhe ajo ka besim se me cilësitë e saj do fitojë zemrën e atyre që e ndjekin.