Big Brother/ Ambra-Elsamedit: Çfarë ndjen ti për mua? Ja si përgjigjet ai

Ambra dhe Elsamedi janë një çift i ri brenda shtëpisë së Big Brother, por një çift i ri edhe në jetën jashtë shtëpisë së Big Brother dhe pavarësisht pëlqimeve që ata i kanë shprehur njëri-tjetrit janë ende konfuz në lidhjen e tyre.

Pasi Elsamedi e pyeti dy ditë më parë Ambrën se çfarë ndjente ajo për të dhe kjo e fundit i tha se për momentin vetëm një pëlqim. Por tanimë është radha e Ambrës të pyes se çfarë ndjen Elsamedi për të.

“Një ndjenjë shumë të bukur. Një ndjenjë që në çdo moment dua të të kem afër. Vetem sa vjen e forcohet. Jam duke folur seriozisht”, i thotë ai.

Por Ambra duket se nuk kënaqet nga përgjigjja dhe e pyet sërish: “Pse të pëlqej?”.

“Janë gjera që nuk kontrollohen”, i përgjigjet ai.

SHKARKO APP