“Big Brother”, të gjithë kundër Ervinit, Dona: Është shumë i cekët

Armela, Damiano, Dona dhe Musa i tregojnë Keit për Ervinit. Ata thonë se Ervini e ngre zërin shumë kur bën debat dhe kjo tregon nervozizëm.

Armela u flet për sjelljen e vet karshi tij.

“Kur e ngre zërin ai, e di si ja ul unë? Duke i fol në të njëjtën mënyrë. Edhe unë jam kap me atë të shtëpia tjetër”, thotë ajo, duke treguar detaje nga sherri që pati me të për një bluzë.

Ajo thotë se Ervini fillon e ngre zërin kur nuk ka argument dhe se është i varfër në mendime, ndërsa Dona shton se Ervini është shumë i cekët.

SHKARKO APP