”Big Brother Vip 2”, banorja rrëfen betejën me tumorin: Doli që ka diçka
Momente prekëse në ”Big Brother Vip 2”. Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer para banorëve betejën e saj me tumorin. Ajo tregoi se pas hyrjes në shtëpi i ishin shfaqur sërish disa shqetësime.
Për pasojë, ajo u largua nga shtëpia ditën e sotme për të kryer një kontroll mjekësor. Teksa u rikthye në shtëpi, Nita u shpreh se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese. Rrëfimi i saj përloti banorët, të cilët shkuan ta përqafonin e t’i jepnin kurajo.
“Para 1 viti e gjys kam pas tumor në gji, jam operuar, ka kaluar gjithçka me sukses, por në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi kam patur disa shtrëngime, disa shqetësime, dhimbje, gjatë ditës, gjatë kohës që kam fjetur. Dua të mos ndjeni dhembshuri për mua, jam shumë mirë. Dua t’i falenderoj ata që më kanë pyetur këto ditë si je, çfarë ke. Le të mundohemi të bëjmë lojë, por pa e fyer dikë. Bëra një kontroll tjetër dhe doli që ka diçka, por nuk është shqetësuese, është gjithçka nën kontroll. Do jem nën mbikëqyrje. Nuk doja të ngarkoja askënd këtu me problemet e mia”, tha Nita.