”Big Brother Vip”, Luizi nuk ia përton Antonetës: Qenke pak naive

Banorët më të rinj të “Big Brother Albania Vip 2” kanë imunitet për dy javë. Gjatë ditës së sotme, Luizi ka nisur të “ngacmojë” banoret e reja.

Ai i tha Antonetës se ka frikë të dalë në nominim. Luizi i tha asaj se Fotinia do ta heqë imunitetin dhe kështu grupi i tyre do skualifikohet nga sfida. Antoneta kërkoi një sqarim nga Fotinia dhe i tha mos ta heqë imunitetin në këtë pikë të lojës.

Fotinia u shpreh se ajo nuk e ka problem të dalë në nominim dhe se Luizi po përpiqet ta provokojë. Ajo e këshilloi Antonetën: Mos bjer prè e provokimeve të tij.

SHKARKO APP