Big Mama: ”Lashë cigaren, alkoolin, edhe dashnorin”
Sapo mbërriti në studion e ”Zonës së Lirë”, Big Mama ia bëri të qarta ca gjëra, Çanit dhe neve. Se pas gjithë lajmeve të qarkulluan gjatë verës, Çani do ta ngacmonte.
U tha se ishte në prag të martesës dhe pastaj se gjithçka ishin anuluar.
“Edhe cigaren, edhe alkoolin, edhe dashnorin, të gjitha i lashë”, tha Big Mama që në nisje të intervistës. Mund ta kishte me shaka se pas këtyre fjalëve qeshi, po gjithsesi shakaja është gjysma e së vërtetës. Sido që të ketë qenë, fakt është që ne dasmë s`pamë me sy.