Billboard Music Awards: Për herë të parë në histori, nominohet një shqiptare!

Në faqen zyrtare të Billboard Music Awards janë shpallur të nominuarit për çdo kategori, ku Kendrick Lamar, Ed Sheeran dhe Bruno Mars janë në krye të klasifikimeve me 15 nominime BBMA.

Kënga më e mirë country:
Kane Brown ft. Lauren Alaina, “What Ifs”
Sam Hunt, “Body Like A Back Road”
Dustin Lynch, “Small Town Boy”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line, “Meant To Be”
Brett Young, “In Case You Didn’t Know”

Bebe Rexha me bashkëpunimin me Florida Georgia Line në këngën “Meant To Be” është e para këngëtare shqiptare që përfshihet në listën e nominimeve BBMA. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Bebe, e cila ka postuar këtë foto në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth një vit më parë, këngëtarja arriti një super sukses në Billboard ku “Meant to Be” u ngjit në vendin e dytë duke lënë prapa edhe hitin e Ed Sheeran “Perfect”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga artistet me origjinë shqiptare, ky ishte suksesi më i madh i arritur ndonjëherë; “New Rules” i Dua Lipës ishte për një kohë të gjatë në Top 10 e Billboard Hot, ndërsa Rita kishte 3 këngë në Billboard Hot 100.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?