Billboard shpall Adele si artisten më të mirë të vitit
Emri i Adele tani përkthehet vetëm në sukses. Përprara mbylljes së vitit 2016, këngëtarja mori një tjetër vlerësim nga revista Billboard.
Adele, është shpallur artistja më e mirë e vitit dhe kjo për një sërë arsyesh. Adele, publikoi albumin 25, që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe theu rekord shitjesh.
Më pas këngëtarja zhvilloi një tur koncertesh në vende të ndryshme të globit, i cili e kompletoi edhe më tepër adhurimin e fansave për të, por nga ana tjetër edhe të ardhurat e yllit britanik.
Kjo është hera e tretë që Adele, merr vlerësimin më të madh të revistës Billboard. Më parë kjo ndodhi më 2012 dhe me 2013.