Bixhoz me dashurinë/ Shpërthen helikopteri i Shivait, familja Oberoi tronditet, ja ç’do ndodhë nesër
Rudra shkon tek Somja dhe mundohet t’i kujtojë që ata njihen. Somja bën sikur nuk e njeh dhe ja mbyll derën në fytyrë. Tixh thotë se telefonoi Shivain por nuk arriti të lidhet me të. Të gjithë shqetësohen. Tixh merr nje telefonatë dhe i thonë se Gajatri është arratisur nga burgu.
Omkara thotë se ajo grua me siguri po planifikon diçka kundër familjes së tyre. Omkara telefonon Shivain por thirrja ndërpritet. Helikopteri i Shivait shpërthen në flakë. Tixhit dhe Omkarës i tregojnë një video ku një grua ka prerë telat e kontrollit të helikopterit.
Rudra sheh në lajme që helikopteri ka shpërthyer në flakë. Nuk dihet ende nëse helikopteri është i Oberoit por të gjithë shqetësohen për Shivain. Anika kujton që i tha Shivait se uron mos t’ja shohë më fytyrën. Ajo i tregon gjyshes dhe i thotë se shpreson që Zoti mos t’i ketë dëgjuar fjalët që tha.
Gjyshja i thotë se Zoti nuk dëgjon fjalët por emocionet dhe se Anika ka një zemër të pastër dhe asgjë nuk do i ndodhë Shivait. Ishana sheh lajmin e shpërthimit të helikopterit në lajme dhe vendos të shkojë të ngushëllojë Omkarën. Ajo arrin të hyjë në shtëpinë Oberoi.
Ajo sheh Ridimën e cila përqafon Omkarën. Ishana rrëzon një vazo dhe Omkara dëgjon zhurmën por largohet se e thërret gjyshja. Gazetari thotë se helikopteri ishte i kompanisë Oberoi dhe të gjithë pasagjerët kanë vdekur. E gjithë familja tronditet dhe fillojnë të qajnë.
Papritur Shivai vjen dhe thërret gjyshen. Të gjithë gëzohen kur e shohin. Shivai u tregon se iu desh të zbriste nga helikopteri para se të shpërthente. Ata e pyesin pse. Shivai thotë për shkak të Anikës. Të gjithë habiten. Shivai thotë se përpara se të ikte ata u përplasën dhe letrat e tyre ishin ngatërruar.
Të gjithë qeshin. Shivai i thotë se nuk është për të qeshur pasi mbledhja u anulua për faj të Anikës. Omkara i thotë se ajo i shpëtoi jetën. Rudra i thotë Shivait të falenderojë Anikën. Shivai refuzon dhe shkon përqafon Tian./revistawho