Biznesmeni gay infektohet me koronavirus dhe zbulon simptomat: Kisha dhimbje të madhe fyti
Biznesmeni i njohur gay, Elton Ilirjani ka zbuluar se është infektuar me koronavius. Ai rrëfeu se kontraktoi virusin kur udhëtoi drejt New York duke menduar se ishte më i sigurtë se në Shqipëri.
Biznesmeni u shpreh se për 12 ditë qëndroi në spital duke treguar edhe simptomat që përjetoi.
Ilirjani tregoi se simtomat filluan me dhimbje fyti, më pas kishte temperaturë të lartë, dhimbje trupi, koke si edhe humbje të nuhjatjes e shijes.
“Kam rreth 14 ditë që janë mbyllur në shtëpi. U largova nga Shqipëria për të qenë më i sigurtë në New York, po shkova në gojën e ujkut. Këtu njerëzit ishin infektuar dhe nuk e dinim. Kalova 12 ditë në shtrat në kontakt me doktorët online. Nuk arrita dot të bëja asnjë test. Ishte shumë e sigurt. Edhe dy kushërirat e mia me bashkëshortët e tyre rezultuan pozitive. Fillova me një ngacmim në fyt, një gudulisje e lehtë.
Të nesërmen filloi të më dhimbte fyti dhe mbasdite kisha temperaturë. Unë asnjëherë nuk kam pasur temperaturë, 10 vitet e fundit. Filloi kolla, 2 netë kalova pa gjumë me një dhimbje të madhe në mushkëri. Kisha dhimbje trupi, kollë e vazhdueshme, dhimbje koke, më dukej sikur po më shpërthente koka. Më kapi edhe paniku. Detaj që i vuri vulën ishte që pata humbje të nuhjatjes dhe shijes për 13 ditë. Nuk ndjeja më asgjë. U izolova vetëm në shtëpi me qenushen time,”– tha ai në një live në SKYPE me “Ftesë në 5”.
Biznesmeni tregoi se e kaloi virusin duke pirë aspirinë dhe vitamina C.
“Ishte shumë herë më i rëndë se cdo grip që kisha kaluar në jetën time. Doktori më sugjeroi të merrja vetëm asprinë dhe të hiqja dorë nga iboprofeni seose nuk bënte mirë për virusin. Merrja çdo katër orë, dy aspirina. Merrja njëkohësisht edhe vitaminë C me ujë të ngrohtë dhe shurup për pastrimin e kollës,”– shtoi Elton Ilirjani.